×
Thursday, September 23, 2021

“FA-të dhe Mbrojtja Civile janë duke punuar nga toka e nga ajri”, Rama tregon zonat problematike ku po luftohet me zjarret

August 7, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në vend të krijuar për shkak të zjarreve.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lufta me flakët vazhdon, ndërkohë që Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në terren, nga toka dhe ajri.

“🔴 Vazhdon lufta me flakët – Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe).
Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa🙏”, shkruan Rama.

Arber Kurti, efektiv i Forcave Speciale ne aksion per shuarjen e zjarrit ne Karaburun

Eunews.al

Comments are closed.