×
Monday, December 9, 2024

F1 – Katari, stacioni i radhës

November 29, 2024


Emocionet në Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 23-të të Çmimit të Madh të Katarit.

Gara sprint do të mbahet nesër në orën 15:00 me 57 xhiro në pistën ndërkombëtare Lusail me një gjatësi prej 5,4 kilometrash në Katar, kurse xhirot e renditjes në orën 19:00, ndërsa gara të dielën më 1 dhjetor në orën 17:00.

Piloti holandez i ekipit Red Bull, Max Verstappen doli i pesti në garën e 23-të të Çmimit të Madh të Las Vegasit në Kampionatin Botëror në Formula 1, duke e shpallur fitoren në kampionat për herë të katërt radhazi.

Në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti Max Verstappen në vendin e parë ka fituar 8 gara, ndërsa Lando Norris dhe Charles Leclerc nga tre, Lewis Hamilton, Oscar Piastri, Carlos Sainz dhe George Russell nga dy herë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 403

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 340

3. Charles Leclerc (Monako): 319

4. Oscar Piastri (Australi): 268

5. Carlos Sainz (Spanjë): 259

– Ekipet

1. McLaren: 608

2. Ferrari: 584

3. Red Bull: 555

4. Mercedes: 425

5. Aston Martin: 86  




Comments are closed.