×
Thursday, September 23, 2021

EUROPOL vlerëson punën e Policisë së Shtetit

July 28, 2021

EUROPOL vlerëson rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shteti. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim pune, delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga Andzejus Roginskis dhe Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Kri m eve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke u shtrirë në pjesëmarrje të Policisë së Shtetit në veprime operacionale në raste të k ri mit të o rgani zuar të nivelit të lartë.

Drejtor Veliu ka falënderuar Roginskis dhe Garbini, për mbështetjen që po i jepet Policisë së Shtetit nga EUROPOL-i dhe për besimin për ta përfshirë Policinë e Shtetit në operacione të nivelit të lartë, duke theksuar se vitet e fundit Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë dhe është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri, përkushtim e profesionalizëm në luftën kundër k ri mit të organizuar dhe t e rroriz mit.

Përfaqësuesit e EUROPOL kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit dhe kanë theksuar rëndësinë e implementimit të Projektit të Analizës COPPER, si dhe forcimin e bashkëpunimit akoma më shumë mes EUROPOL-it dhe Policisë së Shtetit. Më pas, delegacioni është takuar me përfaqësuesit e strukturave homologe të Departamentit të Policisë Kri mi nale dhe Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

Eunews.al

Comments are closed.