×
Friday, October 22, 2021

Europa përgatitet për dozën e tretë përforcuse kundër koronavirusit

September 7, 2021

tha të hënën se po analizonte të dhënat mbi një dozë përforcuese për vaksinën COVID-19 nga Pfizer/BioNTech, që do të jepet gjashtë muaj pas dozës së dytë tek grupmosha 16 vjeç e lart.

Frimat prodhuese të ilaçeve paraqitën një kërkesë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për dozën e tretë përforcuese të vaksinës, e cila tha se do të kryejë një analizë të shpejtë të të dhënave, me një rezultat të pritur “brenda javëve të ardhshme”.

Të premten, firma Moderna me qendër në Shtetet e Bashkuara tha se kishte kërkuar nga EMA miratimin me kusht të një doze përforcuese 50 mikrogramëshe të vaksinës së saj kundër koronavirusit. Vaksinat me dy doza nga Moderna dhe Pfizer janë të bazuara në teknologjinë e re mARN.

EMA tha të hënën gjithashtu tha se po analizonte të dhënat mbi përdorimin e një doze shtesë të vaksinave mARN tek personat me sistem të dobët imunitar. Rezultati i shqyrtimit do të jepet në kohën e duhur, tha EMA.

Javën që kaloi, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se nuk kishte nevojë urgjente për doza përforcuese të vaksinave COVID-19 për të vaksinuarit plotësisht.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për të filluar doza përforcuese, pasi eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha të dielën se ka të ngjarë që së shpejti enti rregullator të japë miratimin për dozën përforcuese të vaksinës Pfizer.

Eunews.al

Comments are closed.