×
Friday, April 26, 2024

“Europa nuk ishte e përgatitur mirë për pandeminë e koronavirusit”

May 9, 2020


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se Evropa duhet të pranojë se “nuk ishte përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

Në deklaratën e tij me rastin e Ditës së Evropës, Maas tha se në fillim, shumica e vendve, përfshirë Gjermaninë, ishin përqendruar në ballafaqimin me epideminë brenda tyre.

Ndërsa mbrojti reagimin e Gjermanisë ndaj pandemisë, duke e përshkruar si “të domosdoshëm për të ruajtur aftësinë tonë të veprimit dhe pastaj të ndihmojmë të tjerët”, Maas tha se gjendja në Bashkimin Evropian “u përshkallëzua në krizë”.

Përgjigja e ngadaltë e BE-së i hapi rrugë ndihmave tejkufitare, mbështejes me pako të mëdha financiare dhe programeve të koordinuara hulumtuese shkencore.

Maas solidaritetin që ofruan vendet anëtare të BE-së e quajti “unike në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku nga kriza të dalë edhe më e fuqishme.

Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr kryesimin gjashtëmujor të Këshillit të BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments