Europa kërkon unitet për fiskalitetin ndërkombëtar para G20



Ministrat e Financave të Bashkimit Europian kërkuan sot zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare për të reformuar taksimin e kompanive shumëkombëshe, para një takimi vendimtar të G20 në korrik.
Një marrëveshje u arrit më 5 qershor në Londër nga vendet e G7-s për një normë minimale të taksave botërore prej 15% mbi fitimet e kompanive shumëkombësheve dhe mbi një shpërndarje më të mirë të të ardhurave nga taksat midis vendeve.
Të mbledhur në Luksemburg, ministrat e financave të BE-së diskutuan për këtë çështje që i ndan.
“Ne duhet ta konkretizojmë këtë qasje në G20 që do të zhvillohet në Venecia në mes të korrikut, është më e rëndësishmja dhe ne duhet të shtojmë kontaktet”, deklaroi ministri Francez Bruno Le Maire.
Brenda BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia, anëtarët e G7, mbështesin me mbështetjen e Spanjës marrëveshjen e arritur në Londër falë angazhimit të administratës së re amerikane të Joe Biden.
Këto vende duan t’i japin fund dumping-ut fiskal, që sipas tyre, është i dëmshëm për financimin e politikave publike siç janë arsimi ose shëndetësia.
Eunews.al
