Europa çlirohet nga masat e pandemisë
Greqia, Bullgaria dhe Lituania janë vendet europiane, që duke nisur nga kjo e dielë heqin të gjitha kufizimet për hyrjen e turistëve të huaj. Autoritetet e këtyre vendeve nuk do të kërkojnë më si kusht për lejimin e hyrjeve në kufi, dëshminë e vaksinimit apo testin negativ të COVID-19.
Për t’i dhënë shtysë sektorit të turizmit, më i godituri i këtyre 2 viteve masa të ashpra bllokuese, qeveria greke po ashtu e vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së vaksinimit për hyrjet në ambientet e argëtimit dhe kohës së lirë, si kafenetë, baret, restorantet e diskotekat.
Megjithatë qëndron ende në fuqi mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme. Po ashtu, testet javore të nevojshme për t’u paraqitur në vendet e punës për të pavaksinuarit, reduktohen nga 2 në 1.
Të njëjtat masa hyjnë në fuqi nga kjo e dielë edhe në Itali, ku në dallim autoritetet nuk heqin detyrimin e paraqitjes së testit negativ apo atij të vaksinimit për të huajt. Politikën e certifikatave të gjelbra në kufi do të vazhdojnë t’a ndjekin edhe vende të tjera europiane si Gjermania, Franca, Spanja, etj.
Nga e hëna, detyrimin e paraqitjes së dëshmive të COVID-19 për të huajt në kufi e heq edhe Zvicra, duke nisur nga e hëna.