×
Thursday, September 28, 2023

EuroJust, projekt për rritjen e fuqisë goditëse të ligjit ndaj krimit të organizuar

November 23, 2022



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, priti sot në një takim pune në Tiranë,  zv/Presidentin e EuroJust Bostjan Skrlec, me të cilin diskutoi për fuqizimin e kapaciteteve hetimore të prokurorëve.

“Ndamë qëndrimin e përbashkët për rolin e rëndësishëm që ka EuroJust në facilitimin e hetimit të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe fuqizimin e kapaciteteve hetimore të prokurorëve në vendet anëtare, pjesë e rrjetit të EuroJust”, u shpreh ministri.

Bostjan Skrlec dhe ekspertë të kësaj Agjencie prezantuan gjatë këtij takimi, projektin më të ri të EuroJust me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi dhe kontaktet e drejtpërdrejta midis prokurorëve të Ballkanit Perëndimor, krijimi i një network-u të shkëmbimit të shpejtë të informacionit, shkëmbimi i përvojave të mira hetimore, si thelbi i këtij projekti do të bëjë të mundur që autoritetet hetimore respektive të jenë një hap përpara krimit të organizuar që nuk njeh asnjë lloj kufiri”, tha Manja

Ministri përgëzoi EuroJust për këtë projekt me impakt konkret operacional hetimor që do të rritë fuqinë goditëse të ligjit ndaj krimit të organizuar dhe aseteve të tyre kriminale.



Comments are closed.