×
Wednesday, January 22, 2025

Eurodeputeti austriak Mandl: Kosova ka përmbushur prej kohësh kushtet për liberalizimin e vizave

November 25, 2021


Me anë të një postimi në Twitter, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl deklaroi se Kosova ka përmbushur prej një kohe të gjatë kriteret për liberalizimin e vizave.

Mandl shkruan se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjent dhe i rëndësishëm.

“Në programin qeverisës gjerman, në mënyrë eksplicite, përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur prej një kohe të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Eunews.al




Comments are closed.