×
Tuesday, June 6, 2023

Eurodeputetët kërkesë për heqjen e vizave për Kosovën, Balla: BE po humbet besueshmërinë duke mos respektuar përmbushjen e standardeve

July 7, 2020



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur letrën e 42 eurodeputetëve drejtuar Presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit holandez, Mark Rutte për të hequr vizat për Kosovën në fund të 2020.

Andrey Kovatchev ka publikuar në Twitter letrat, ndërsa deklaron se ka kërkuar në letër heqjen e vizave për Kosovën, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh.

‘’Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova 2 letra Presidentit të Francës, Macron dhe kryeministrit holandez Rutte një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian  nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.

Nga ana tjetër Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter deklaron se BE po humbet besueshmërinë dhe kredibilitetin duke mos respektuar përmbushjen e standardeve nga ana e Kosovës.

‘’Plotësisht dakord me Andrey Kovatchev që BE po humbet kredibilitet dhe besueshmërinë duke mos respektuar Kosovën për përmbushjen e të gjitha standardeve teknike.

Faleminderit të gjithë eurodeputetëve nga të gjitha grupet politike për mbështetjen e madhe të treguar nëpërmjet letrave dërguar Presidentit Macron dhe kryeministrit holandez, Rutte.’’ shkruan Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments