Eurodeputetët i kërkojnë BE-së heqjen e patentave të vaksinave
May 20, 2021
Eurodeputetët i kërkuan Bashkimit Europian të mbështesë heqjen e patentave për vaksinat antiCOVID-19 para Organizatës Botëtore të Tregtisë, shefja e të cilës ndodhet sot në Bruksel.
Teksti i parlamentit i kërkon BE-së të mbështesë iniciativën e Indisë dhe Afrikës së Jugut në OBT për të hequr përkohësisht të drejtat e pronës intelektuale për vaksinat antiCOVID-19, pajisjet dhe trajtimet.
Ky amendament u votua të mërkurën në mbrëmje në kuadër të një rezolute që kërkon përshpejtimin e progreseve kundër SIDA-s dhe luftës kundër pabarazive që ajo gjeneron, në mënyrë që të pushojë së qeni një kërcënim për shëndetin publik deri në 2030.
Eunews.al