×
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Eurobondi 650 mln euro, Rama: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet

9 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria është vlerësuar në mënyrë spektakolare në tregjet ndërkombëtare ku ka dalë për eurobondin 650 milionë euro. Sipas, kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Në postimet e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalin prapë, 7×7=42″ shkruan Rama.

Në datë 4 qershor Kuvendi miratoi ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për eurobondin, ndërsa pas komunikimit me Presidentin Meta, ky i fundit e dekretoi menjëherë. Shqipëria ka dalë në këto tregje për herë të parë në vitin 2010 kur mori 300 milionë euro dhe së fundmi në vitin 2018 qeveria doli përsëri në tregjet ndërkombëtare duke marrë një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove, me interes 3.55%.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për