×
Sunday, January 18, 2026

Estonia mbështet sanksionet e BE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

May 13, 2024


Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka mirëpritur planet e BE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën.

“Kjo do të thotë fonde reale për Ukrainën për të blerë armë”, tha Kallas pas një takimi të kryeministrave të tre republikave baltike në Vilnius.

“Nuk mund të ndalemi këtu. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të përdorur gjithashtu asetet e ngrira ruse,” tha Kallas.

“Rusia i ka shkaktuar dëme Ukrainës dhe duhet të paguajë për ato”, shtoi Kallas.

“Estonia ka planifikuar të marrë drejtimin në transferimin e aseteve ruse të ngrira në në Ukrainë, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në shkurt 2022”, tha ajo.

“Projektligji është dërguar për shqyrtim në parlamentin e Estonisë dhe duhet të miratohet përpara pushimeve të verës”, tha ajo.

Kallas shprehu pritshmërinë që vendet e tjera të BE-së do të ndjekin shembullin e Estonisë.

Shumë vende anëtare të BE-së kanë shprehur hezitim për përdorimin e aseteve të sekuestruara, si në baza ligjore, ashtu edhe nga frika e hakmarrjes ruse.




Comments are closed.