Escobar dhe Ahmeti diskutojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë




Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti zhvilloi sot një takim në Ohër me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadoren amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler.
“Kënaqësi të takoja sot të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, znj. Angela Aggeler”, njoftoi Ahmeti përmes një postimi në facebook.
“Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit”, shtoi ai.
Gjithashtu, Ahmeti i shprehu mirënjohjen Escobar për rolin e SHBA-së në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
