×
Saturday, April 20, 2024

Erdogan: Të gatshëm të jemi bazë për revolucionin e katërt industrial

December 10, 2020


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti synimet e vendit për t’u bërë një bazë për produktet dhe teknologjitë e revolucionit të katërt industrial.

Gjatë një videomesazhi në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Revolucionin e Katërt Industrial të Turqisë, Erdogan tha se kërkimi që do të kryhej në qendër do të jepte kontribute të mëdha ekonomike dhe sociale, pavarësisht se ende nuk funksionon në nivelin e pritur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Erdogan potencoi se Turqia ishte bashkuar me Qendrën për Rrjetin e Katërt të Revolucionit Industrial, të themeluar nën Forumin Ekonomik Botëror, në fillim të vitit 2020 si një nga dy qendrat në Evropë.

“Sa më mirë të menaxhojmë transformimin dixhital, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë në periudhën e re”, theksoi Erdogan.

Sipas tij, burimet njerëzore të kualifikuara do të jenë elementi më kritik në periudhën e dixhitalizimit.

“Turqia, me burimet e saj relativisht të reja, ambicioze dhe të kualifikuara njerëzore, është mjaft e gatshme për këtë periudhë”, shtoi ai.

Erdogan nënvizoi se dëshironte që Turqia të jetë në një pozitë udhëheqëse dhe të hapë rrugën drejt revolucioneve të tilla historike, në vend se të ndjekë nga pas. Ai shprehu shpresën se Qendra për Revolucionin e Katërt Industrial do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments