×
Sunday, January 18, 2026

Erdogan: Shpresoj që Italia ta njohë shtetin e Palestinës

May 29, 2024


Uroj që Italia të jetë “në anën e duhur të historisë”, duke ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë në njohjen e Palestinës si shtet, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Deklarata e Erdogan erdhi gjatë një bisede telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Presidenti turk theksoi se është e nevojshme të ushtrohet presion për të ndaluar krimet brutale të Izraelit.

“Duhet të rritet presioni për të ndaluar sulmet brutale të Izraelit kundër Palestinës dhe për të detyruar administratën izraelite të respektojë ligjin ndërkombëtar”, tha presidenti turk Erdogan gjatë bisedës me kryeministren italiane Meloni, sipas Zyrës së Presidencës në Ankara. 




Comments are closed.