×
Thursday, May 13, 2021

Erdogan: Qëndrimi ynë për Mesdheun Lindor mbetet i njëjtë

March 17, 2021

 Duke theksuar qëndrimin vendimtar të Ankarasë ndaj çështjes së Mesdheut Lindor, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij. 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës në kryeqytetit Ankara, Erdogan theksoi se Turqia ka një qëndrim vendimmarrës në Mesdheun Lindor dhe se qëndrimi i vendosur i vendit të tij mbetet i njëjtë.

Presidenti turk shtoi se asnjë kompromis nuk është i mundur për Turqinë në Mesdheun Lindor.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi kontaktet diplomatike midis Ankarasë dhe Kajros, Erdogan tha se populli egjiptian nuk e kundërshton Turqinë.

Ai njoftoi se Turqia do të dërgojë 30 mijë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se vendi synon sa më parë të zgjerojë vëllimin e tregtisë me Sarajevën në një miliard dollarë.

Nga ana tjetër, kreu i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, tha se ata janë të interesuar në tubacionin TurkStream.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dodik duke përmendur marrëveshjet e nënshkruara midis Ankarasë dhe Sarajevës, theksoi se lidhjet midis dy vendeve janë shtuar.

Gazsjellësi TurkStream prej 930 kilometra do të transportojnë gaz rus nën Detin e Zi përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, me një pjesë tjetër që arrin në Turqi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për