×
Wednesday, January 19, 2022

Epidemiologu gjerman: Fundi i pandemisë mund të jetë në verë! Covid-19 do të shihet njësoj si gripi

January 14, 2022

Epidemiologu gjerman dhe ish-anëtari i OBSH, Klaus Ster është shprehur se pandemia mund të jetë drejt fundit.

Ndërsa ka analizuar situatën epidemiologjike, ai shpjegon se në Gjermani nuk është më i domosdoshëm gjurmimi i kontakteve të rasteve me COVID.

‘Nëse një masë e madhe e popullsisë shfaq simptoma të lehta , janë asimptomatike dhe po ashtu kanë antitrupa, atëherë karantina e kontakteve është e pakuptime’, tha ai duke shtuar: ‘Ne kemi nevojë për një plan daljeje’.

Ster shprehet besimplotë se pandemia COVID me fillimin e verës do të shkojë drejt fundit.

‘Me fillimin e verës, pandemia thuajse do të përfundojë. Atëherë një infeksion me koronavirus do të jetë i krahasueshëm me sëmundje të tjera të frymëmarrjes, siç është edhe gripi’, ka shpjeguar ai.

Virologu gjithashtu beson se pandemia është duke evoluar në këtë drejtim, sepse gjithnjë e më shumë njerëz po infektohen dhe se numri i pacientëve të shtruar në spitale po zvogëlohet gradualisht.

‘Ndërsa mutacionet e reja mund të minojnë më mirë mbrojtjen imunitare, ata ndoshta do të jenë më të lehtë në përhapjen e tyre’, shprehet më tej ai, ndërsa apelon që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinën.

Eunews.al

Comments are closed.