×
Sunday, September 26, 2021

Emërimi i gjyqtarit të 8-të në Gjykatën e Lartë/ Ambasadorja Kim: Hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

July 26, 2021

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka cilësuar hap të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë.https://7c93d88c61c42ca2f86ac818e787c8dc.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Me anë të një shkrimi në Twitter, Kim thotë se së shpejti do të emërohet edhe gjyqtari i nëntë ndërsa kur të emërohet gjyqtari i dhjetë, atëherë Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Statusi nga ambasadorja Yuri Kim

Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, i 9-i do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.

Eunews.al

Comments are closed.