Elbasan/ RENEA gati të ndërhyjë për të neutralizuar 71-vjeçarin që qëlloi mbi policinë
Ndërsa prej tre orësh RENEA po negocion me 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan që të dorëzohet pas terrorit që shkaktoi, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, por la të plagosur dy persona, ka zhvillime të reja.
Ndërsa forcat RENEA pritet të ndërhyjnë nga momenti në moment, raportohen edhe lëvizjet e fundit të 71-vjeçarit.
Eunews.al ka siguruar foton e dritarea nga ku 71 vjeçari qëllon me armë zjarri në drejtim të policisë.
Mësohet se ai ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë energjia elektrike.
Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.
Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.
Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.
Eunews.al