×
Friday, October 11, 2024

Ekskluzive/ Si të aplikosh për vizë me qëllim punësimi në Gjermani, por jo për azil

December 9, 2019


Si të aplikosh për vizë me qëllim punësimi në Gjermani, por jo për azil

Shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria u njihet vetëm në raste shumë të rralla e drejta e mbrojtjes përmes statusit të refugjatëve, duke qenë se vijnë nga „shtetet e origjinës së sigurt “. Kush udhëton në Gjermani dhe parashtron një kërkesë azili dhe vazhdon të qëndrojë derisa kjo kërkesë e tyre për azil të refuzohet, duhet të llogarisë që ndaj tyre do të vendoset një ndalim-hyrjeje në Gjermani dhe në gjithë zonën Schengen për një periudhë të gjatë kohore.

Megjithatë, nga data 1 janar 2016, për shtetasit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor vlen një rregullore e re për nisjen e një marrëdhënieje punësimi për çdo lloj pune. Për të hyrë në Gjermani me qëllim fillimin e një pune nevojitet një vizë, për të cilën ju duhet të aplikoni në ambasadën gjermane në shtetin tuaj përkatës të origjinës, apo në shtetin e vendbanimit tuaj të zakonshshëm.

Personat, të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe kanë pranuar përfitime mbi bazën e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullorës së re nuk mund të marrin vizë.
Kjo ndalesë nuk vlen për personat, të cilët kanë parashtruar një kërkesë azili mes 1 janarit 2015 dhe 24 tetorit 2015, dhe që më datën 24 tetor kanë qenë ende në Gjermani dhe pastaj janë larguar menjëherë nga Gjermania.
Udhëzime rreth procedurave për vizë
Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim.
Për të udhëtuar në Gjermani duhet të keni një ofertë pune me karakter detyrues ose një kontratë pune të nënshkruar nga një punëdhënës konkret në Gjermani si dhe një vizë kombëtare.
Stadi: 01/11/2017

Nëse keni gjetur një punë të përshtatshme, kërkoni prej punëdhënësit ofertën me karakter detyrues të punës, përkatësisht kontratën konkrete të punës. Kjo duhet të përmbajë të dhëna të plota për punëdhënësin dhe punëmarrësin (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit) dhe të marrëdhënies së punës (fillimi i kontratës, lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e veçanta).
Këshillohet të përpilohen së paku tri kopje të njëjta (të nënshkruara nga punëdhënësi i ardhshëm dhe ju personalisht) të ofertës së punës me karakter detyrues, përkatësisht të kontratës së punës.
Udhëzim: Për disa profesione të caktuara, në mënyrë të veçantë për profesionet në sektorin e shëndetit apo infermierisë, në Gjermani do t’ju duhet një leje për ushtrimin e profesionit. Informacione mbi këtë gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/growth/tools- databases/regprof/index.cfm?action=regprofs&idcountry=3&quid=1&mode=asc&maxRows= *#top
Nëse do të keni nevojë për një leje të ushtrimit te profesionit, atëherë ju ose punëdhënësi juaj duhet të lidhet paraprakisht me autoritetet përgjegjëse gjermane. Informacione mbi njohjen e profesionit gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.anerkennung-in- deutschland.de/html/de/index.php
Caktimi i takimit
Sapo të keni marrë ofertën e punës me karakter detyrues ose një kontratë pune të nënshkruar dhe – në rast se duhet – lejen për ushtrimin e profesionit, ju mund të rezervoni një takim për të aplikuar për vizë tek ambasada gjermane në Tiranë. Ju lutemi kini parasysh, që aplikimi mund të bëhet vetëm në ambasadat përkatëse në vendin e tuaj të origjinës, ose në shtetin e vendbanimit tuaj të zakonshëm.
Takimet mund të rezervohen në linkun e mëposhtëm:
https://service.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?request_locale=de&locationC ode=tira
https://service.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?locationCode=tira&request_l ocale=en
Aplikuesit, që nuk kanë rezervuar paraprakisht një takim, nuk do të pranohen.
Aplikimi për vizë
Ju duhet të paraqiteni personalisht e në kohën e duhur në takimin e caktuar dhe me të gjitha dokumentat në vijim. Ju lutemi kini parasysh, që aplikimi me dokumentacion jo të plotë mund të çojë në refuzimin e kërkesës për vizë, përkatësisht në stërzgjatjen e kohës së përpunimit të kërkesës tuaj.
� Pasaportë e vlefshme udhëtimi dhe dy fotokopje

� Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)
� Tre fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond të në ngjyrë të çelët
� Tarifa e vizës (në monedhën shqiptare LEK). Tarifa është 75 Euro përllogaritur me kursin aktual të këmbimit.
� Origjinali i ofertës me karakter detyrues të vendit të punës (me të dhëna për pagën, kohën e punës dhe pushimet) ose origjinali i kontratës së punës , dhe dy fotokopje
� Për profesione të vecanta – shih më lart – leja e profesionit
Udhëzim: Gjatë procedurës së vizës, konstatimi i të dhënave jo të sakta në lidhje me
qëndrimet e mëhershme në Gjermani, mund të çojë në refuzimin e kërkesës tuaj për vizë.
Tërheqja e pasaportës
Në rast të pajisjes me vizë ju do të merrni një vizë kombëtare gjermane me periudhë vlefshmërie prej 6 muajsh, e cila ju jep të drejtë udhëtimi për në Gjermani. Pasi të keni udhëtuar në Gjermani, në vendbanimin tuaj të ri jeni të detyruar të aplikoni një lejeqëndrimi pranë Zyrës përkatëse për të Huajt.
Udhëzime për bashkim familjar
Nëse keni qëllimin të udhëtoni bashkë me familjen tuaj për në Gjermani, për secilin anëtar veç e veç duhet të kërkohet një vizë kombëtare për Gjermani. Udhëtimi pa vizë apo udhëtimi me vizë Schengen (shtetasit kosovarë) nuk është i mundur. Dhënia e vizave për anëtarët e familjes suaj mbështetet në rregulloret e përgjithshme për bashkimin familjar, dhe nënkupton që ju vetë të jeni të pajisur më një vizë sipas Regullores për Punësimin neni 26 pika 2. Më shumë informacione mund të merrni nga fletë-informacionet përkatëse në faqen e internetit të ambasadës gjermane në vendin tuaj të origjinës. Ju lutemi kini parasysh në mënyrë të veçantë rregulloret rreth njohurive të nevojshme të gjuhës gjermane dhe të sigurimit të jetesës (përfshirë hapësirën e banimit dhe sigurimin shëndetësor).
Klauzolë e përjashtimit nga përgjegjësia:
Të gjitha informacionet e mësipërme përcillen pa garancinë se janë të sakta apo të plota. Ato bazohen në stadin informativ të Ambasadës në momentin e hartimit të tyre.

Ekskluzive Eunews

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments