“Eja bashkëpunojmë”/ Gjekmarkaj “zbulon” çfarë kërkon Basha nga Rama
Deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmakaj, i pyetur në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me PD, ai tha se e vetmja gjë që mund të negociohej me qeverinë Rama, është përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike.
Gjekmarkaj ka folur gjithashtu edhe për qëndrimet e presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale.
Gjekmarkaj tha se PD dhe LSI bënë fushata të ndara dhe nuk e penalizuan njëra-tjetrën, por ishte pushteti që i penalizoi të dyja këto forca politike.
Pyetje: Si iu duk qëndrimi i Ilir Metës në fushatë?
Gjekmarkaj: LSI ka bërë fushatën e vet dhe Meta ka mbajt pozicionet e veta. Kanë qenë fushata të ndara. LSI duhet të kishte më shumë mandate në kurrizin e vet, por trukimi ka filluar me kohë, muaj më përpara. LSI dhe PD nuk kanë penalizuar njëra-tjetrën, por pushteti i penalizoi të dyja.
Pyetje: Ftesa e Ramës për bashkëpunim?
Gjekmarkaj: Kjo nuk ndodh. E vetmja gjë e negociueshme do të ishte që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri.
Pyetje: Do bashkëpunoni?
Gjekmarkaj: Kjo nuk ndodh. E vetmja gjë e negociueshme do të ishte që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri. Bashkëpunimi është për të rënë dakord për një qeveri teknike.
Eunews.al