×
Saturday, June 19, 2021

“Edi Rama ka nevojë për mbështetjen e të rinjve për të mos e lënë Shqipërinë të rikthehet në duart e Ilirit dhe Saliut”

April 10, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Elbasanit, ku u ndal tek arsimi profesional në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se në vitin 2013, vëmendja ndaj shkollave profesionale ishte zero, ndërsa tashmë ato janë objektivi kryesor që ka PS për Elbasanin.

Sa më shumë djem dhe vajza të regjistrohen, aq më konkurrues bëhet rinia e Elbasanit në tregun e punës. 630 të regjistruar kishte të regjistruar në shkollat profesionale në 2013. Në 2019 arritëm në 2400, ose katër herë më shumë. Në vitin e ri shkollor ne do të rrisim edhe më shumë numrin e të regjistruarave në shkollat profesionale, tha Balla.

Sipas tij, falë Zyrës së Punës, janë punësuar në 3 vitet e fundit 7600 persona, ndër ta edhe persona që kanë mbaruar shkollën profesionale. Sa i përket numrit të të punësuarve, Balla tha se janë 33500 të punësuar në sektorin privat, shifër kjo që krahasuar me 2013 është shumëfishuar. Më tej, ai ritheksoi se qëllimi i mandatit të ri është gjetja e mënyrave të reja se si të transformohet Elbasani në një destinacion turistik.

Po të shikosh Kalanë e Elbasanit është më atraktive se pazari i Korçës dhe brenda saj mund të krijohej një jetë që të prodhonte një ekonomi që të mbante gjithë qytetin. Auto Moto Parku duhet të jetë një destinacion ku ne të synojmë të punësojmë një numër të madh të rinjsh, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, Balla tha se Elbasani pa ardhjen në pushtet të PS nuk do ta kishte zgjidhur kurrë problematikën e ndotjes së ajri. Edi Rama sot ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të rinjve për të mos ta lënë Shqipërinë dhe Elbasanin për tu rikthyer prapë në duart e Ilir dhe të Saliut. Ndaj thirrja ime për këdo që mendon se duhet të kontribuojë sot për Shqipërinë është të votojnë më 25 prill Partinë Socialiste, Edi Ramën, përfundoi Balla.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për