×
Sunday, September 26, 2021

Edi Paloka revoltohet me Zhakun, pse lavdëroi Ramën: Do të fshij nga miqtë në FB

September 8, 2021

Një debat virtual ka ndodhur mes aktores Inida Gjata, ose e njohur ndryshe për publikun Zhaku dhe demokratit Edi Paloka.

Ka qenë një postim i bërë së fundmi në rrjetin social nga Inida e cila ku fliste me superlativa për Luljeta Bozon dhe Delina Ibrahimin, ajo që ka nxitur Palokën të reagojë.

Ky i fundit i thotë se do e heqë atë nga miqtë në Facebook pasi nuk dëshiron që në postimet e radhës të lexojë se Inida është e kënaqur edhe me shembjen e Teatrit.

Postimi i Zhakut ku fliste me superlativa për Luljeta Bozon dhe Delina Ibrahimin:

Të lumtë pushka xhaxhi Edi!

Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo! Shumë nga gratë që ke sjellë në politikën shqiptare, por edhe ato që ke përzgjedhur në jetën tënde, janë ajka e ajkës dhe model frymëzues për gruan e sotme shqiptare që është e pavarur, e zonja dhe e formuar!

Për këtë duhesh përgëzuar. Fatkeqësisht, që kur u riktheva në Shqipëri pas 3 vjetësh larg, nisën zagarët të lehin kundër erës edhe për mua, vetëm sepse mbajta qëndrim objektiv mbi realitetin shqiptar që pashë pas kaq kohësh. Turmat mendojnë se o duhet të jesh kundër o duhet të jesh pro. Nuk e krahasojnë realitetin me të kaluarën por me ëndrrat nën diell. Nuk e dinë turmat që kritika është po aq e domosdoshme sa lëvdata dhe e shohin si servilizëm një lëvdatë të merituar.

Por mua s´më plas se cfarë thonë delet e deshtë se ua kam vënë vizën. Ty bravo të qoftë njëherë për gratë që na ke sjellë në jetën publike dhe sidomos për përzgjedhjen e dy personaliteteve që përmenda më lart! Delina Ibrahimi është akademikja më e formuar që njoh mes brezit tim në fushën e ekonomisë dhe financave. Vjen nga një familje e mrekullueshme mjekësh dhe gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë njerëzve që e njohin. Unë do ta bëja kryeministre.

Luljeta Bozo është përfaqësuesja e klasës intelektuale që ndërtoi Shqipërinë dhe një personalitet i rrallë intelektual e njerëzor, që zor se vjen një herë të dytë. Këto pra janë modelet që do e frymëzojnë brezin e ri dhe do të sjellin një frymë akademike dhe teknike në politikë. Bravo bravo. Këtë herë të përgëzoj vërtetë!

Komenti i Palokës:  Bravo dhe ty Zhaku…Mjaftoi nje rruge dhe ca takime ne Tirane qe te “qartesoje” idete! Do ruaj kujtimin e njohjes se dikurshme, po do te heq nga grupi i miqve ne fb ( edhe pse e di qe nuk e ke problem) sepse nuk dua te lexoj ndonje status rradhe tendin ku te shkruash qe mire bene edhe qe shemben teatrin…

Zhaku: Eshte turp Paloke te me vijne pikerisht nga ty keto komente.

Eunews.al

Comments are closed.