×
Sunday, September 8, 2024

E quajti ‘vajza shitëse’, Estonia ndjesë publike Finlandës

December 17, 2019


Vetëm një javë më parë, mediat kryesore të botës publikuan ‘rekordin’ e Finladës në përzgjedhjen e Kryeministres më të re në botë, Sanna Marin. Ajo që bëri lajm ishte edhe fakti që koalicioni qeverisës përbëhej nga drejtuese gra ku katër prej tyre ishin nën moshën 35 vjeçare.

Por mosha dhe e kaluara e Kryeministres së re kanë qenë objekt i komentit denigrues të Ministrit të Brendshëm Estonez, Mart Helme, lideri 70 vjeçar i partisë populiste të ekstremit të djathtë Ekre. Helme ka vënë në dyshim përputhshmërinë e Marin për pozicionin e Kryeministres.

Ai citohet të ketë thënë në lidhje me Kryeministren dhe liderat e koalicionit qeverisës se ’Tani shohim se si një vajzë shitëse është bërë Kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz jo të arsimuar i janë bashkuar gjithashtu në kabinetin qeverisës’.  

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministres Finlandeze, Sanna Marin, e cila në një publikim në twitter të djelën është shprehur se “Unë jam shumë krenare për Finlandën. Këtu një fëmijë që vjen nga një familje e varfër mund të shkollohet dhe të arrijë shumë gjëra në jetën e tij. Arkëtari i dyqanit mund edhe të bëhet kryeministër

Gjithashtu, komenti i Ministrit nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në Estoni. Vetë Presidenti i vendit Kersti Kaljulaid i ka kërkuar homologut të tij Presidentit të Finlandës, Sauli Niinistö, ndjesë publike në emër të Estonisë për komentet e Ministrit Helme. Ministri i Brendshëm kërkoi ndjesë për komentet e tij vetëm të hënën duke fajësuar median për ‘teprim’ në komentim të asaj që ai kishte deklaruar. Ndërsa opozita parlamentare kërkoi dorëheqjen e Helme dhe nëse kjo nuk do të ndodhë ata paralajmëruan një mocion mos besimi në Parlament. Duke qenë se mocioni kërkonte një maxhorancë absolute prej 51 votash, mocioni i mosbesimit nuk kaloi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments