×
Sunday, October 24, 2021

E pazakontë/ Arabia refuzon Ambasadorin pakistanez, sepse emri i tij është i papërshtatshëm

August 14, 2021

Pavarësisht se ka shërbyer për vite si një diplomat i shquar pakistanez, Akbar Zeb thuhet se nuk mund të marrë akreditim si ambasador i Pakistanit në Arabinë Saudite. Arsyeja, me sa duket, nuk ka të bëjë me kredencialet e tij, dhe gjithçka ka të bëjë me emrin e tij – i cili, në arabisht, përkthehet në “K*r*n më të madh”:

Një diplomat pakistanez i nivelit të lartë është refuzuar si Ambasador i Arabisë Saudite sepse emri i tij, Akbar Zib, perkthehet “K*r*n më të madh” në arabisht.

Zyrtarët sauditë, me sa duket të shqetesuar nga ideja e emrit, e refuzuan akreditimin e tij.

Sipas artikullit të “Foreing Policy”, në gjuhën arabe në ‘Arab Times’, Pakistani kishte shpallur më parë emrin e Zeb si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, te cilat e kishin refuzuar për të njëjtën arsye. Dikush mund të supozojë se propozimi i emrit të Zebit në një numër vendesh që flasin arabisht është një formë unike e ndëshkimit e projektuar nga Ministria e Jashtme e Pakistanit ose rezultat i një mosmarreveshjeje te nivelit te lartr/FP

Eunews.al

Comments are closed.