“E kanë marrë peng”/ Ish-kreu i PD: Basha do të ikë, por nuk e lënë
“Grupi për PD” i kryesuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, përmes një deklarate të përbashkët kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe reformimin e kësaj force politike. Lidhur me këtë kërkesë publike foli për studion e lajmeve të MCN TV edhe ish-kreu i PD, Kukës Ibsen Elezi.
Gjatë intervistës Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por lidhjet nuk e lënë. Siç u shpreh Elezi kreu i PD i shërben interesave që e kanë katapultuar. Ai tha gjithashtu se protestat mund të çojnë në reformimin e partisë, përndryshe sipas Elezit “kësaj partie do ti vdesë çdo nerv”.
Kerkesa juaj ka qene publike dhe zyrtare. Në kushtet kur nuk ka ende një reagim, cilat janë hapat e tjera brenda partisë që do të ndiqni për të vënë në zbatim kërkesat?
Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet.
Kush nuk e lë?
Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do ti vdesë çdo nerv.
A ka ish zyrtare te tjerë qe do t’u bashkohen protestave Partisë Demokratike?
Ka nga ata që thonë se nuk është mjeti i duhur protesta dhe unë i kam pyetur cili është mjeti dhe nuk kanë pasur përgjigje. Të kërkosh zgjedhje në një parti demokratike është gjëja më elementare nëse nuk e kërkojmë këtë do tregojmë që kjo parti ka vdekur.
Pse nuk prisni zgjedhjet e planifikuara në muajin korrik për kryetarin e partisë dhe kjo periudhë 1-mujore të shfrytëzohej nga kandidatët për fushatë brenda strukturave?
Jo të gjithë janë specialist procesi. Një proces do të kërkojë kohën e vet. Procesi zgjedhor kërkon një periudhë organizimi në lidhje me të gjitha procedurat. Këto procedura kërkojnë një periudhë 3-6 javore. Unë jam konservator si formim, por për shkak të formimit kam kuptuar që i përkas këtij formimi. Unë nuk duhet të jem si numër aty sepse nuk funksionon kështu. Do ketë përplasje serioze idesh.
Si e vlerësoni heshtjen e Sali Berishës mbi proceset e brendshme të PD?
Roli i tij në këtë situatë është shumë negative në këtë situatë krize. Pozicioni i tij në këtë moment kompromentohet.
Eunews.al