Dyshohet se janë përdorur armë kimike në Mariupol, Britania e Madhe i kërkon “llogari” Putinit
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se Londra do t’i kërkojë llogari Putinit dhe regjimit të tij, nëse vërtetohet se forcat ruse kanë përdorur armë kimike në sulmin në qytetin port Mariupol.
Komentet e Truss vijnë pasi regjimenti Azov i forcave të armatosura ukrainase tha se ushtarët kishin mbetur të trullosur dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi një “substancë helmuese me origjinë të panjohur” u hodh mbi ta nga një dron rus, sipas gazetës Daily Mail.
Më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit raportoi se më shumë se 10,000 civilë kanë vdekur në rrethimin rus të qytetit të tij dhe numri i vdekjeve mund të kalojë 20,000.
Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësimin se Moska mund të përdorë municione me fosfor të bardhë në bombardimin e qytetit.
Eunews.al