×
Monday, November 4, 2024

Dy shqiptarët rivalë në skenën e “Eurovizion”/ Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shfaqen të përqafuar në prapaskenë

May 22, 2021


Anxhela Peristeri do të ngjitet e dyta në finalen e e “Eurovizion 2021” që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Holandë, me këngën “Karma”.

Një tjetër shqiptar është në finale, Gjon’s Tears me këngën “Tout l’Univers”. Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova, i cili njihet me emrin e artit Gjon’s Tears.

Edhe pse rivalë në skenën e madhe të këngës evropiane, në prapaskenat e gjysmëfinales Anxhela dhe Gjon janë parë duke u përqafuar me njëri-tjetrin duke treguar mbështeteje.

Nuk dihet se cili do të jetë fituesi mbrëmjen e sotme në “Eurovizion”, ndërsa vetëm disa orë na presin për fillimin e shfaqjes.

Eunews.al




Comments are closed.