Dy avionë nga Greqia në ndihmë të zjarrfikësve në jug
July 12, 2024
Dy avionë nga Greqia i janë bashkuar forcave zjarrfikëse, emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura në betejën për të shuar zjarret në jug të vendit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndau mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga beteja me zjarrin në jug të vendit. Ai thekson se ndihma që vjen nga Greqia, është në kuadër të mekanizmave të solidaritetit të Bashkimit Evropian.
“EU Solidarity në veprim”, shkruan Balla. “Falë Mekanizmit të Bashkimit Europian për mbrojtjen Civile EU Civil Protection & Humanitarian Aid në jug të vendit dy avionë zjarrfikës të Greqisë po ndihmojnë në fikjen e zjarreve”, nënvizon Balla.
Prej ditësh, vendi ynë po përballet me zjarret në disa zona në jug të vendit.







