Dy avionë “Canadair”, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit në Finiq e Delvinë
July 10, 2024



Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se dy avionë “Canadair” janë duke ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit në zonën e Dropullit dhe Finqit.
Ministri Peleshi njofton se avionët kanë ardhur për mbështetje nga Greqia.
“Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje”, njofton Peleshi.
Ministri Peleshi shpreh mirënjohjen e tij për për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate.

