×
Wednesday, March 22, 2023

Durrës/ Mbahet “Blu European Festival”, nxit diversifikimin e paketave dhe ofertave turistike

February 25, 2021




TSH/ Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit bregdetar të Durrësit, organizuan festivalin “Blu European Festival” në kuadër të projektit Festivali Europian i Turizmit dhe Peshkimit.

Ky festival i nisur në 22 shkurt mbaron  në 28 shkurt, javë gjatë së cilës do të ketë panaire dhe një larmi aktivitetesh të fokusuara në fushën e peshkimit.

“Ky është një aktivitet i rëndësishëm që do të kthehet në një traditë për qytetin tonë” është shprehur në çeljen e këtij festivali kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Kryebashkiakja Sako deklaroi gjithashtu se, “turizmi dhe industria e peshkimit janë motori ekonomik i qytetit të Durrësit dhe këta dy sektorë do të marrin një hov të madh zhvillimi nga investimet e rëndësishme për portin që nisin shumë shpejt”.

Ky festival organizohet në të gjithë vendet pjesëmarrëse në këtë projekt si Shqipëri, Itali, Spanjë, Greqi, Portugali dhe Mali i Zi duke krijuar një javë unike europiane e turizmit të peshkimit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako që gjithashtu ishte i pranishëm në këtë aktivitet deklaroi se: “Ky festival synon të kthejë turizmin e peshkimit në një produkt inovativ në turizmin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, duke u fokusuar në traditat europiane të peshkimit dhe komunitetet bregdetare”.

Gjithashtu, ky festival kontribuon edhe në diversifikimin e paketave dhe ofertave turistike, si një mundësi apo alternativë e re për çdo turist apo vizitor, si edhe duke promovuar kulturën e peshkimit dhe traditat e kulinarisë, aq më tepër për një qytet si Durrësi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments