Drejtësia Sociale në SHBA dhe vendet e OECD-së. Mungesa e drejtësisë sociale indikator vendimtar për rritjen e mbështetjes kundrejt partive të qendrës së majtë në Europë
Studime të ndryshme post krizës financiare të 2008 përpos pasojave në ekonominë e vendeve solli edhe një përkeqësim të drejtësisë sociale në këto vende. Publikimet e fondacionit Gjerman Bertelsmann Stiftung, mbi drejtësinë sociale ndër vite kanë paraqitur performancën e vendeve të OECD-së përsa i përket drejtësisë sociale e cila filloi përmirësimin mbas tejkalimit të krizës financiare në 2014.
Indeksi i drejtësisë sociale (index) përmbledh një sërë inikatorësh si ulja e varfërisë, aksesi në arsim apo në punësim, përfshirja sociale dhe mosdiskriminim apo shendeti.
Në publikimin e fundit atë të dhjetorit 2019, fondacioni gjerman ka zgjeruar objektin e analizës edhe në vende të tjera përtej BE-së duke përfshirë vendet e OECD-së. Nëse krahasojmë SHBA-të me vendet Europiane, ndonëse superfuqi botërore në këndvështrimin e drejtësisë sociale vazhdojnë të performojnë dobët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm kanë një raport problematik me uljen e varfërisë por edhe aksesi në shëndetësi është në nivel më të ulët se mesatarje e vendeve të pasura madje në nivele më të ulëta se disa vende post-komuniste si Polonia, Republika Çeke apo Sllovenia.
Nëse i referohemi Europës ajo vazhdon të konsiderohet më e drejtë se SHBA-të pork a dallime të dukshme midis tyre. Vendet nordike si Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Suedia kryesojnë listen me performancën më të lartë në dimensionet e parandalimit të varfërisë, aksesit të barabartë në arsim, mos diskriminimit dhe drejtësisë midis gjeneratave. Surprizë në grupin e vendeve nordike përbën Suedia e cila po përjeton fenomenin e përkeqësimit të disa indikatorëve të drejtësisë sociale sidomos atë të aksesit të barabartë në punësim ku paraqiten dobësi në drejtim të përfshirjen së të rinjve, të individëve me kualifikim të ulët apo të të huajve.
Ndërsa tre ekonomitë më të rëndësishme të BE-së,Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ndodhee të rradhitura ekzaktësisht në pozicionin e 10-të, 11-të dhe 15-të. Ndonëse Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar në bazë të studimit në dekadën e fundit kanë punuar për të përmirësuar performancën për sa i përket përfshirjes sociale, Franca nuk ka përparuar në këtë drejtim. Për sa i përket vendeve të Europës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, kriza ekonomike pati pasoja më të mëdha në këto vende duke ndikuar edhe në drejtësinë sociale. Greqia dhe Italia vazhdojne të performojnë dobët për sa i përket drejtësisë midis gjeneratave duke mbajtur të lartë borxhin dhe sistemi i tyre i pensioneve i paqëndrueshëm do rëndojë mbi gjenaratat e ardhshme.
Përsa i përket Europës Lindore, dallimet midis vendeve bëhen akoma më të dukshme. Ndonëse Republika Çeke dhe Sllovenia paraqesin një tabllo optimiste të drejtësisë sociale duke u rradhitur në 10-të vendet e para, Rumania dhe Bullgaria ndodhen në fund të saj.
Këto të dhëna dëshmojnë që drejtësia sociale jo detyrimisht shkon krah për krah me rritjen ekonomike. Rritja ekonomike është e rëndësishme, por barazia sociale ka të po të njëjtën rëndësi në mënyrën se si votojnë njerëzit. Votuesit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në nivelet e drejtësisë sociale dhe kjo shpjegohet edhe me rritjen e mbështetjes ndaj partive të majta në Europë vitet e fundit.
Dr. Odeta Berberi