×
Tuesday, January 21, 2025

Draghi: Rinisja e axhendës transatlantike një objektiv thelbësor

February 27, 2021


Kryeministri italian, Mario Draghi nënvizoi rëndësinë e autonomisë strategjike të BE në kuadrin e plotësimit të misionit të saj së bashku me NATO-n dhe në koordinim me SHBA-në.

”Është e nevojshme të jesh autonom dhe në të njëjtën kohë të bashkërendosh”, është arsyetimi i bërë nga Draghi, sipas të cilit ”do të jetë më e lehtë me administratën e Biden”.

”Rinisja e axhendës transatlantike është një objektiv thelbësor”, shpjegoi kryeministri i ri.

”Ekzistojnë kërcënime të reja për Europën dhe për këtë arsye, Bashkimi Europian duhet të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me NATO-n”, shtoi ai.

Gjatë Këshillit të BE, kryeministri Mario Draghi mirëpriti angazhimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionit të BE, për zbatimin e “busullës strategjike”, një iniciativë e nisur nga Brukseli për sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së.

Kryeministri është i bindur se BE duhet të vazhdojë të ndërtojë aftësitë e saj të sigurisë, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike dhe kundër kërcënimeve hibride.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments