Draghi: KE të përshpejtojë përgjigjen europiane ndaj pandemisë
Kryeministri italian, Mario Draghi i kërkoi sot presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të përshpejtojë përgjigjen europiane ndaj pandemisë, veçanërisht në lidhje me vaksinat, gjatë një interviste telefonike.
“Objektivi përparësor i përshpejtimit të përgjigjes europiane ndaj COVID-19, veçanërisht në lidhje me vaksinat, ishte në qendër të shkëmbimit të pikëpamjeve të tyre”, tha presidenca e Këshillit italian, në një njoftim për shtyp.
Nga ana e saj, von der Leyen bëri një postim në Twitter ku shkruhej se “diskutoi bashkëpunimin për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave”.
Vonesat në shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19, blerja e të cilave u bashkua dhe u organizua në nivel europian nga KE, janë objekt kritikash në shumë shtete anëtare.
Në njoftimin e saj për shtyp, presidenca e Këshillit Italian citoi, gjithashtu, në temat e diskutuara kërkesën për menaxhimin europian të flukseve migratore, që synojnë proporcionalitet më të madh midis përgjegjësisë dhe solidaritetit të shteteve anëtare.
Eunews.al