×
Friday, August 12, 2022

Dorëhiqet Boris Johnson: I trishtuar që po dorëzohem, por jam krenar!

July 7, 2022

Qeverisja e Boris Johnson ka përfunduar. Ai dha dorëheqjen si kryeministër pak më parë, pasi mbi 50 ministra e braktisën atë .https://c74cc9822996e5ea298edc6df63e61b4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Duke folur nga Downing Street, ai falënderoi miliona njerëz që votuan për të dhe tha se arsyeja pse ai kishte luftuar kaq gjatë për të qëndruar në pushtet ishte sepse “mendova se ishte puna ime, detyra ime dhe detyrimi im ndaj jush”.

Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për besimin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin. Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë. Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi lart, të vazhdojmë të çlirojmë potencialin e çdo pjese të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të jemi më të begatë në Evropë.”, tha Boris Johnson në fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, megjithëse ai do drejtojë qeverinë deri në vjeshtë kur të zgjidhet pasardhësi i tij.

Shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkuan atij të  jepte dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, derisa 55 prej ministrave e lanë atë në baltë. Skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Downing Street e fundosi qeverisjen e tij.



Comments are closed.