×
Thursday, July 7, 2022

Donatorët më të mëdhenj vizitojnë fushën e vetme të kompostimit të mbetjeve të gjelbërta në Shqipëri

May 19, 2022

Donatorët më të mëdhenj të huaj në Shqipëri kanë vizituar fushën e vetme të kompostimit të mbetjeve të gjelbërta në Shqipëri, e cila ndodhet në qytetin e Cërrikut.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla, pasi i uroi mirëseardhjen donatorëve në Cërrik tha: “Sot është një ditë shumë e bukur për ne dhe mendoj që jemi në vendin e duhur.

Falë mbështetjes së qeverisë gjermane dhe projektit të GIZ kemi bërë të mundur këtë projeckt kaq të rëndësishëm për Bashkinë e Cërrikut. Në këtë vizitë patëm rastin të tregojmë sesi interesi më i lartë qytetar për një mjedis të pastër bashkohet me qeverisjen e drejtë dhe pranë qytetarit.

Bashkia Cërrik është e vetmja bashki në Shqipëri, e cila përpunon mbetjet e saj të gjelbra dhe organike për të krijuar kompost të cilësisë së lartë për tokën tone”, tha Salla.

Donatorët u shprehën të impresionuar me punën e prekshme dhe u angazhuan ta mbështesin këtë nismë kudo ne Shqipëri.

Përfaqësuesja e GIZ në Shqipëri në fjalën e saj tha: “Është kënaqësi që shoh këtë impjant kompostimi të mbetjeve organike këtu në Cërrik dhe gëzohem që dëgjoj që ky projekt po zgjerohet edhe në bashki të tjera, të cilat po tregojnë interes. GIZ tashmë po mbështet bashki të tjera në rajon për të ndryshuar politikat e mbetjeve organike”.

Fushën e vetme të kompostimit të mbetjeve të gjelbërta në Cërrik e vizituan përfaqësuesit më të lartë të Këshillit të lartë Europës, Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Suedeze – bashkëpunimi Suedez, Koordinatores së përherëshme të OKB në Shqipëri, Ambasadës Austriake-bashkëpunimit Austriak në Shqipëri, Drejtuesin e bashkëpunimit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Drejtuesen e EBRD në Shqipëri, Drejtuesen e operacioneve të Bankës Boterore në Shqipëri, Perfaqësuesen e OSBE në Shqipëri, Drejtuesen e USAID në Shqipëri.

Comments are closed.