“Dje u bë dallimi i qartë mes PS dhe ish-PD, karshillëku ndaj masave antikovid i shërben vetëm virusit”


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me banorët e lagjes “5 Maji’’ në Elbasan.
Gjatë fjalës së tij, Balla deklaroi se me hapjen e fushatës dje, çdo shqiptar ka pasur mundësinë të kuptojë dallimin e madh mes asaj që përfaqëson PS dhe asaj që ka qenë dhe vazhdon të mbetet PD.
Ai shtoi se karshillëku ndaj masave antikovid, nuk i shërben askujt përveç virusit.
“Mbrëmë kishim një startim zyrtar të fushatës. Besoj çdo qytetar, çdo shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka pasur mundësinë që dje të kuptojë dallimin e madh mes asaj që ne jemi dhe që ne përfaqësojmë dhe asaj që kanë qenë, vazhdojnë të jenë dhe do të mbeten ajo çfarë ka mbetur nga ish Partia Demokratike e Shqipërisë. Dje është bërë dallimi i qartë dhe thirrja ime për çdo qytetar të Shqipërisë është që të mos ta harrojë për asnjë moment atë pamje sa idioteske por edhe kriminale sepse karshillëku ndaj masave anti-Covid, nuk i shërben askujt përveç se sëmundjes dhe pasojave që sjell sëmundja. Shkelja e rregullave është t’i bësh sot aleatin virusit. Le të kthehemi në Elbasan’’, u shpreh Balla.
Më tej gjatë fjalës së tij, Balla shpjegoi arsyet pse Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë duke u thënë se është shumë krenar për vëmendjen e shtuar të qeverisë në Bashkinë Elbasan.
“Unë jam shumë krenar që ne kemi një vëmendje shumë të shtuar të qeverisë me investime në Bashkinë tonë të Elbasanit këtu. Ne do të vazhdojmë urbanizimin e zonave tuaja këtu që kanë pasur probleme me kanalizimet, me ujin e pijshëm, me akset kryesore të rrugëve për shtrimin e tyre dhe sigurisht ky proces do të vazhdojë sepse bashkë me Gledin kemi konceptuar një projekt, i cili presim të marrë miratimin e qeverisë në ditët apo javët në vijimn për shtrimin dhe rregullimin e shumë blloqesh pallatesh apo zonave informale me rrugë, me kanalizime. Ky është një proces që duhet të vazhdojë, kjo është një betejë që ne nuk mund ta lëmë dot përgjysëm. Kjo është edhe arrye që ne duam një mandat të ri, për të hapur një kapitull të ri, një akt të ri me Edi Ramën Kryeministër që të vazhdojë të ketë këtë qasje ndaj Elbasanit’’, përfundoi Balla.
Eunews.al
