×
Thursday, April 25, 2024

Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara/ Shërbimi Social Shtetëror promovoi nismën “Më jep një shans”

December 3, 2021


Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shërbimi Social Shtetëror promovoi nismën “Më jep një shans”.

E pranishme në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Konreseve Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu siguroi se “qeveria do të garantojë më shumë akses në shërbime, në shëndetësi, në arsim, por edhe mbështetje për riintegrimin në shoqëri të personave me aftësi ndryshe”.

Aida Çavo, zv.Drejtoreshe e Pergjithshme e Sherbimit Social Shteteror

Manastirliu theksoi se “Shqipëria është ndër vendet e para në rajon që po aplikon një reformë të pagesave, që nuk vlerëson vetëm aspektin klinik për aftësinë e kufizuar”.

“Ne kemi filluar reformën e pagesave, pra të mbështetjes financiare për personat me aftësi ndryshe duke përfshirë për të parën herë fëmijët 0-2 vjeç, të cilët më parë nuk mbështeteshin nga shteti me pagesa direkte. Gjithashtu kemi filluar të aplikojmë vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuar. Jemi ndër vendet e para në rajon, e kemi filluar në tre qarqe dhe do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë brenda vitit të ardhshëm. Ky është një vlerësim ndryshe për personat me aftësi të veçanta. Nga një vlerësim tipik mjekësor, pra thjesht duke vlerësuar aspektin klinik të sëmundjes apo të aftësisë ndryshe, ne kemi filluar tashmë të vlerësojmë çdo individ nëpërmjet një vlerësimi më kompleks, një vlerësim bio-psiko-social”, tha Manastirliu.

Ndërsa zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Aida Çavo deklaroi se nisma “Më jep një shans” synon të sensibilizojme gjithë shoqërinë shqiptare për të parë çfarë ka brenda këtyre fëmijëve.

Sipas saj fokusi i institucionit të Shërbimit Social Shtetëror është aftësimi i fëmijëve për ndërveprim social dhe kryerjen e shëndetshme të veprimtarive të përditshme.

“Fëmijët që aftësohen në qendrat tona kanë krijuar punime plot me ngjyra të cilat sot u bënë pjesë e panairit, ku shmica prej punimeve u shitën gjatë panairit”, tha Çavo.

Në aktivitetin e organizuar në mjediset e Pallatit të Kongreseve, u ekspozuan punimet e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe nga e gjithë Shqipëria. Ministrja Manastirliu u ndal në të gjitha stendat e punimeve dhe mbeti e impresionuar nga punimet e ekspozuara.

Euenws.al



Comments are closed.