×
Friday, February 7, 2025

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE: 21 institucione arsimore të rindërtuara, 63 në proces

January 24, 2022


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në ditën Ndërkombëtare të Arsimit deklaron se BE ka rindërtuar deri më tani 21 institucione arsimore nga 63 që vazhdojnë të rindërtohen.

Delegacioni i BE-së nëpërmjet një njoftimi, shprehet se BE i bashkohet thirrjes globale për të drejtën themelore për arsim për çdo fëmijë në botë duke vënë theksin te programi i EU4Schools që operon në Shqipëri për rindërtimin e institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit BE i bashkohet thirrjes globale për të drejtën themelore për arsim për çdo fëmijë në botë, duke besuar fuqimisht se arsimi është rruga e duhur drejt uljes së varfërisë dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Krenarë të konfirmojmë angazhimin tonë ndaj brezave të rinj shqiptarë përmes programit EU4Schools  63 institucione arsimore në Shqipëri po rindërtohen me standardet më të larta të mësimit dhe sigurisë. 21 prej tyre janë përfunduar tashmë  ndërsa puna për rikonstruksionin e objekteve të tjera vazhdon në terren”, thuhet në njoftim e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.




Comments are closed.