×
Friday, October 11, 2024

Dita e Europës, Balla: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qëllim strategjik kombëtar

May 9, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taualant Balla me rastin e Ditës së Europës, deklaron se Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Bashkimi Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së, Balla thekson se kjo
ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Sipas Ballës, procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot është Dita e Europës🇦🇱❤️🇪🇺

Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare i kanë dhënë vendit tonë në përmbushje të reformave të ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të bashkëpunimit reciprok, të transparencës, të gjithëpërfshirjes dhe të ekonomisë funksionale të tregut, të cilat përbëjnë vlerat e përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments