×
Tuesday, April 29, 2025

Dita e 19-të e luftës! Kievi zgjohet me bombardime, sot pritet raundi tjetër i bisedimeve. Rusia i kërkon ndihmë Kinës 

March 14, 2022


Në ditën e 19-të të luftës në Ukrainë, Kievi është zgjuar me bombardime me raketa dhe eksplozivë, duke shkatërruar një bllok banesash.https://88e0ac3222d5255bf9effbae32256300.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Një raketë ruse godit një godinë banimi dhe la të paktën dy persona të vdekur. Lajmi u konfirmua edhe nga Këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr. Edhe një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore ra pre e goditjes nga një raketë ruse, por nuk dihet nëse ka viktima.

Ndërsa ende nuk ka dritë për paqe, raundi tjetër i bisedimeve pritet të mbahet sot. Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës. Sipas Reuters, bisedimet do të zhvillohen online në orën 10:30 me kohën lokale (08:30 GMT).

11:12 90 fëmijë janë vrarë në Ukrainë

Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga sulmi i Rusisë më 24 shkurt. Kështu ka deklaruar të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas. “Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë. Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” raportoi se nuk mund ta verifikonte menjëherë informacionin.

10:12 Zelensky kërkon dialog direkt me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin. Disa organizata të OKB dënojnë sulmet ruse kundër spitaleve. “Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim me presidentin”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim me video të publikuar të hënën. Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurtë, se e presin të gjithë, ka thënë Zelensky, duke theksuar, se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme.

09:39 Rusia bombardon aeroportin më të rëndësishëm në Kiev

Aeroporti Antonov, i pozicionuar në veri të Kievit, është goditur nga bombardimet ruse mëngjesin e kësaj të hëne. Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

09:18 Forcat ruse bombardojnë një pallat 9 katësh në Kiev, raportohet një i vdekur

Një pallat është sulmuar nga forcat ruse në Obolon të Kievit. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thotë se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital në grevë në orën 07:40 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.

09:16 Rusia dyshohet se i kërkoi ndihmë ushtarake, reagon Kina

Zëdhënësi i Ambasadës Kineze Liu Pengyu, ka mohuar që Kina t’i ketë kërkuar ndihmë ushtarake për të vijuar pushtimin në Ukrainë. Liu Pengyu tha për CNN se Kina është e shqetësuar për luftën dhe kërkon që paqja të vendoset sa më parë. “Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë. Kina është thellësisht e shqetësuar dhe e pikëlluar për situatën në Ukrainë. Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet në një datë të hershme,” tha Pengyu.

09:06 Rusia i kërkon ndihmë ushtarake Kinës, SHBA ‘alarmohet’

Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për të vijuar luftën në Ukrainë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN se mbështetja e Kinës për Rusinë është një shqetësim serioz. “Ne po vëzhgojmë nga afër për të parë shkallën në të cilën Kina ofron mbështetje për Rusinë. Është një shqetësim, ne i kemi komunikuar Pekinit se nuk do të lejojmë asnjë vend të kompensojë Rusinë për humbjet e saj nga sanksionet ekonomike”, tha Sullivan.

08:58 Pas bombardimit në maternitet, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen

Forcat ruse duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Javën e kaluar bombarduan një maternitet në Mariupol dhe për pasojë, ka vdekur një grua shtatzënë së bashku me foshnjen e saj, ende pa ardhur në jetë. Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi të tmerrshëm.

08:53 Sot mbahet raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet sot në 10:30 me orën lokale, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës. Shpresat për armëpushim janë rritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak ka dhënë vlerësim optimist, duke thënë se do të arrihen rezultate brenda disa ditësh.

09:57 Analiza në “The Guardian”/ Putin dhe Trump më bindën sa gabim e kuptuam shekullin e 21-të

Nacionalizmi po zhduket, demokracia është e pashmangshme, lufta bërthamore nuk mund të ndodhë… Ukraina po na tregon se “siguritë” e vjetra ishin të gabuara. Ka shumë gjëra në lidhje me shekullin e 21-të që vërtet i kisha besuar, por pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe zgjedhja e Donald Trump në 2016-ën më bënë të kuptoj se isha gabuar.




Comments are closed.