×
Sunday, January 18, 2026

 Diskutimi i situatës së të drejtave të njeriut në Gazë me Izraelin është urgjente

May 28, 2024


Komisioni Evropian është i angazhuar në “procedurat e nevojshme” për të ftuar Izraelin në takimin e Këshillit të Asociimit BE-Izrael dhe shpreson që qeveria izraelite do ta pranojë ftesën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi çështjet që do të diskutohen janë mjaft urgjente.

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së pas marrëveshjes së arritur mes ministrave të Jashtëm evropianë për të planifikuar takimin.

“Mbetet për t’u rënë dakord për datën e Këshillit të Asociimit”, tha ai.

Vendet e BE-së synojnë të diskutojnë në tryezën e takimit, çështjen e të drejtave të njeriut në Gazë; respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndalimin e ofensivës në Rafah; fondet për Autoritetin Kombëtar Palestinez dhe legjitimitetin e punës së UNRWA-s, duke i kërkuar Izraelit të “ndalojë së cilësuari atë si një organizatë terroriste”.

“Këshilli i Asociimit përfaqëson nivelin “më të lartë” të takimit dypalësh mes BE-së dhe vendeve të treta”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së. 




Comments are closed.