Disfata e Rusisë në Ukrainë, media afër Putinit: 9861 ushtarë të vrarë dhe 16153 të plagosur



Forcat ruse po dekurajohen gjithnjë e më shumë nga rezistenca që po hasin në Ukrainë, ndërsa Moska po përfshin gjithnjë e më shumë trupa në pushtimin e saj.
Humbjet nga radhët e ushtrisë ruse janë të mëdha. Ditën e djeshme mediat britanike transmetuan pamje të autokolonave të ushtrisë së Putinit që transportonin trupat e ushtarëve rusë të rënë në Ukrainë.
Media e njohur Ruse, “Komsomolskaya Pravda” e njohur për qendrimet e saj Pro Kremlinit ka shkruajtur se bazuar në të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë numri i viktimave nga radhët e ushtrisë Ruse në Ukrainë ka arritur në 9861 ndërsa 16 153 janë plagosur.

Këto shifra hedhin poshtë pretendimin zyrtar të Rusisë, e cila deklaronte që numri i viktimave nga radhët e ushtrisë ruse në Ukrainë ishte 498.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi gjithashtu se qe nga fillimi i luftes janë rrëzuar 96 avionë dhe 118 helikopterë ruse ndersa janë shkatërruar dhe 476 tanke”.
Eunews.al

