×
Friday, March 29, 2024

“Disa presin që të shpallen non grata”, për kë e ka fjalën Lulzim Basha?

November 15, 2021


Me një vendim të papritur të bërë me dije në mbledhjen e kryesisë së Kuvenit kreu i PD Lulzim Basha, ka sfiduar ish kryeministrin Sali Berisha. Ai ka propozuar që Kombëtar të mblidhet më 18 Dhjetor, jo me 11 Dhjetor siç ka paralajmëruar Sali Berisha.

Deklaratën e tij Basha e ka shoqëruar dhe me akuza të forta, duke u shprehur se ka njerëz të interesuar që pritet të shpallen “non grata” të cilët duan që të vazhdojë kjo përplasje në Partinë Demokratike, sipas Bashës për të mbrojtur veten e tyre. Këto akuza nga sa kuptohet i ka pasur për faktorë jashtë PD. Por kush janë ata që sipas Bashës presin që të shpallen “Non Grata”?

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi? Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike?

Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të  jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë”, ka thënë Basha.

Eunews.al



Comments are closed.