×
Wednesday, September 11, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi/Pse Miroslav Lajčák është zgjedhja e gabuar për të dërguarin special të BE-së

March 22, 2020


Bashkimi Evropian mund të kryejë një gabim të madh strategjik me fqinjin e tij më të ngushtë me emërimin, që pritet në mars, të Ministrit të Jashtëm Sllovak Miroslav Lajčák, i cili do të udhëheqë negociatat midis Serbisë dhe Kosovës për një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve.

Kapaciteti i tij i saktë – qoftë si një i dërguar special i ngarkuar vetëm me negociatat Kosovë-Serbi ose për tërë Ballkanin Perëndimor, ose si një lloj përfaqësuesi special të BE-së për Ballkanin Perëndimor – mbetet i paqartë.

Ajo që është e qartë është se kjo është një zgjedhje e tmerrshme.

Vendimi i stafit dhe i organizatës është pjesë e një rivendosjeje bisedimesh që dështuan nën shefen e mëparshme të politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini; ekipi i saj kishte mbrojtur një shkëmbim të rrezikshëm tokash që do të kërcënonte stabilitetin rajonal dhe evropian.

Ato negociata të të keq menaxhuara ishin pak inspiruese dhe të bazuara në një politikë të “çdo marrëveshje është një marrëveshje e mirë”, duke kundërshtuar vlerat thelbësore evropiane dhe të mësim të nxjerrë nga luftërat ballkanike – që çdo bisedë që përqendrohej në harta, demarkimet etno – territoriale dhe interesat e lidershipit janë gjithçka, por jo një zgjidhje.

Pasardhësi i Mogherinit, Josep Borrell, duket se e ka kuptuar që për të rifilluar negociatat nën udhëheqjen e besueshme të BE-së, ai duhet të delegojë rolin kryesor të negociatorit tek një i dërguar – pasi kjo detyrë e vështirë është një punë me kohë të plotë.

Në një analizë sipërfaqësore, Lajčák mund të duket se ka kualifikimet e duhura për këtë pozicion.

Ai flet serbisht dhe shërbeu dy herë në Ballkan: së pari, si i dërguari i BE-së në 2006 për të mbikëqyrur referendumin e Malit të Zi për pavarësinë nga unioni me Serbinë, dhe më vonë në 2007-09 si përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, duke shërbyer njëkohësisht si përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare.

Për më tepër, ai e di se si të ‘lundrojë’ në burokracinë e Brukselit, pasi ka shërbyer si drejtor menaxhues për Evropën dhe Azinë qendrore në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në 2010-12, në momentin kur EEAS ishte duke u ngritur si një institucion.

Për më tepër, ai ka të ngjarë të jetë i disponueshëm për vendin e punës: sondazhet në Sllovaki parashikojnë që socialdemokratët me të cilët ai është anëtar do të largohen nga pushteti në zgjedhjet, në fund të këtij muaji.

Përkundër këtyre kualifikimeve të dukshme, megjithatë, Lajčák është njeriu i gabuar për një numër arsyesh.

Së pari, Sllovakia është një nga vetëm pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia, për arsye krejtësisht të brendshme.

Spanja, ish-ministri i jashtëm i së cilës, Josep Borrell, u bë shef i politikës së jashtme të BE-së në dhjetor, është një tjetër vend i cili nuk e ka njohur Kosovën.

Duet pa njohje

Nëse me të vërtetë do të emërohet Lajčák, të dy diplomatët e lartë të BE-së që merren me Kosovën do të vijnë nga pakica e vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën – dhe mbikëqyrin bisedimet ku pika e përfundimit e të cilit duhet të jetë njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës.

Kjo do të dërgonte një sinjal të fortë se BE po mban anë. Ai gjithashtu do të ‘favorizonte’ Presidentin gjithnjë e më autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpara zgjedhjeve të parakohshme në prill.

Së dyti, Lajčák mbart bagazhe serioze politike: një histori dështimi politik në Ballkan.

Si përfaqësuesi special i BE-së (dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare) në Bosnje Hercegovinë, ai u përfshi në një konfrontim serioz politik me të përfaqësuesin serb të Republikës Serbska Milorad Dodik. Duke dëshmuar përllogaritje të gabuara serioze dhe aftësi të kufizuara politike, konflikti përfundoi në tërheqjen poshtëruese të Lajčák.

Episodi i dha atij një reputacion duke e përshkruar si të dobët me Dodik dhe se kishte një paragjykim pro-serb. Mandati i Lajčák thelloi politikën de facto të BE-së për të lënë aktorët joliberalë në Bosnje Hercegovinë të përcaktojnë axhendën e tyre të BE-së.

Së treti, Lajčák ka një historik rastesh ku ka vendosur ambiciet personale dhe profesionale mbi misionin.

Ai braktisi papritur postin e tij në Sarajevë pas një viti e gjysmë në punë – duke sqaruar se ai nuk mund të refuzojë një ofertë të bërë nga Robert Fico, atëherë kryeministri i Sllovakisë, për të kryesuar diplomacinë e vendit të tij – vetëm për të nënvizuar pasardhësin e tij në Sarajevë në vitet në vijim.

Sipas burimeve të shumta, vetë Lajčák kërkoi një portofol shumë më të gjerë se sa negociatat Kosovë-Serbi, pavarësisht se e di shumë mirë se kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë.

Kjo qasje vetë-kërkuese ndaj punës është pikërisht ajo që e shtyu Mogherini dhe ekipin e saj.

Më në fund, iliberalizmi i qeverive që Lajčák shërbeu në Bratislavë duhet të jetë një arsye e rëndësishme. Ai mbeti në post pasi kryeministri Fico duhej të jepte dorëheqjen në lidhje me vrasjen e gazetarit hetues Jan Kuciak.

Në një rajon që lufton me sulme ndaj mediave nga zyrtarë të fuqishëm, veçanërisht në Serbi, emërimi i Lajčák do të dërgonte saktësisht mesazhin e gabuar, duke dhënë një ilustrim tjetër të asaj që qytetarët e Ballkanit e shohin si një model të “dështimit” të zyrtarëve të BE-së.

Qëndrimi i tij në pozicionin e punës është rezultat i një manifestimi të supozuar zgjedhor të reagimit qytetar kundër korrupsionit nën qeverinë që ai shërbeu – dy herë.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë sesa mbetjet e diskredituara, pa marrë parasysh sa elitat janë mësuar me këtë model.

Emërimi i Lajčák për të udhëhequr bisedimet Kosovë-Serbi – në çfarëdo aftësie – do të sinjalizonte mungesën e seriozitetit të BE-së për thellimin e drejtuesve dhe qytetarëve në Serbi, Kosovë dhe rajonin më të gjerë dhe do të tjetërsojë Prishtinën, duke bërë kështu që rivendosja e negociatave të dështojë. Ai gjithashtu do të pengonte seriozisht rigjallërimin e njoftuar së fundmi nga Bashkimi Europian për politikën e saj të zgjerimit.

Kështu, vendet anëtare të BE-së duhet ta parandalojnë këtë emërim.

Kandidatët e tjerë

Në vend që të zgjedhë Lajčák për të dhënë  vetëm në dukje angazhimin për këtë çështje, BE-ja më parë duhet të përcaktojë parametrat e misionit dhe profilin e një të dërguari të ardhshëm, dhe të përcaktojë kushtet politike të rivendosjes së negociatave.

Vetëm atëherë duhet të konsiderojë edhe një listë të kandidatëve të mundshëm. Duhet të zbatohen një numër kushtesh.

Së pari, një i dërguar i ardhshëm, ndryshe nga Borrell, duhet të vijë nga një shtet anëtar që e njeh Kosovën.

Së dyti, ata duhet të ngarkohen vetëm me negociatat Serbi-Kosovë. Çdo portofol që përfshin Ballkanin Perëndimor më gjerë, dhe veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën, jo vetëm që do të ishte e tepërt por do të nënkuptonte lidhjen midis një marrëveshje Kosovë-Serbi dhe Bosnjës, që është pikërisht ashtu siç ishte duke e promovuar lideri serb në Bosnje Hercegovinë Milorad Dodik.

Ky është një sinjal veçanërisht i rrezikshëm pasi Dodik përsëri po mashtron hapur një referendum për ndarje, i cili mbart me vete edhe spektrin e dhunës së përtërirë.

Qëndrimi i dobët i BE-së në Bosnje qysh para mandatit të Lajčák-ut (por i zvogëluar më tej prej tij) e ka fuqizuar Dodik të sillet pa limite.

Së treti, ajo ose ai duhet të jetë një negociator politik me peshë të rëndë dhe me përvojë. Individi i përzgjedhur nuk do të duhet të ketë përvojë në Ballkan – në të vërtetë, duke pasur parasysh faktin se shumica e politikanëve evropianë me përvojë të thellë në Ballkan vijnë me bagazhe, qoftë një paragjykim etnik apo një histori e dështimit politik.Mungesa e një experience Ballkanike mund të jetë edhe një vlerë e shtuar për kandidatin.

Por i dërguari i ardhshëm duhet të ketë dëshmuar gjykim dhe qëndrim të fortë, një mandat të qartë, dhe të mbështetet nga një ekip i gjerë që përfshin ekspertë si për Ballkanin, ashtu edhe për temat përkatëse që do të jenë pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në të ardhmen (ligji ndërkombëtar dhe kushtetues, të drejtat e pakicave, vetëqeverisja lokale, çështjet ekonomike dhe pronësore)/ euobserver

Përgatiti në shqip: Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments