×
Friday, March 29, 2024

Di Maio: Nevojitet krijimi i një prokurorie europiane kundër terrorizmit

November 12, 2020


 Popujt e Europës duhet të jenë gjithnjë e më të bashkuar për t’u përballur me terrorizmin dhe për ta bërë këtë kemi nevojë për një shkëmbim më të mirë të informacionit dhe të të dhënave europiane, për të pasur një sistem parandalimi europian ndaj sulmeve terroriste, theksoi ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio duke shpjeguar propozimin e tij për një ”Akt Patriotik Europian”.

”Nuk është emri i rëndësishëm. Ajo që ka rëndësi është të ndërmarrim iniciativa konkrete sa më shpejt. Unë mendoj më saktësisht krijimin e një prokurorie europiane ndaj antiterrorizmit, e cila duhet të jetë prioritet”, shtoi ai.

”Do të doja të isha shumë i qartë. Ne presim nga të gjithë dënimin e terrorizmit dhe nuk do të tërhiqemi asnjë hap nga parimet thelbësore të tilla si liria e shprehjes dhe liria e adhurimit”, theksoi Di Maio lidhur me atentatet në Nisë dhe Vjenë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments