Di Maio: Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe M.Veriut




Italia dhe Rumania ndajnë një vizion të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
”Perspektiva e integrimit europian përfshin të gjithë zonën të Ballkanit Perëndimor”, theksoi shefi i diplomacisë italiane, pas takimit me homologun e tij rumun, Bogdan Aurescu.
“Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur si edhe për ecjen përpara edhe të Serbisë dhe Malit të Zi”, shtoi Di Maio.
”E gjitha kjo për të ruajtur besueshmërinë për një proces themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e një rajoni shumë pranë nesh”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Di Maio.
”Padyshim, nga të dy palët duhet të ketë vullnet për të çuar përpara objektivat e përcaktuar”, përfundoi ai.
Eunews.al
