×
Saturday, October 23, 2021

Di Maio: Multilateralizmi i nevojshëm për të dalë nga pandemia

September 25, 2021

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vuri sot në dukje nevojën e një multilateralizmi botëror për të dalë nga pandemia e COVID-19.

“Të gjitha vendet e botës e kanë kuptuar se nevojitet multilateralizëm për të dalë nga kjo pandemi”, tha Di Maio.

“Kjo pasuron marrëdhënien midis shteteve dhe marrëdhëniet e Italisë me shtetet e tjera, përfshirë edhe nga pikëpamja ekonomike”, shtoi ai.

Di Maio kujtoi se Italia do të vërë 45 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në dispozicion të vendeve që kanë nevojë për to.

Në këtë kontekst, ai theksoi se “kjo është një shenjë e madhe besueshmërie duke qenë se Italia tashmë ka 77 për qind të qytetarëve mbi 12 vjeç që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit”.

Eunews.al

Comments are closed.