×
Thursday, March 27, 2025

Di Maio: Faleminderit Shqipërisë për ndihmën gjatë pandemisë

March 6, 2021


Unë kurrë nuk do të ndalem për t’i thënë falemnderit mikut tim Edi Rama për ndihmën gjatë pandemisë, shkruan në Facebook ministri i Jashtëm italian, Lugi Di Maio.

“Tridhjetë vjet më parë mijëra njerëz nga Shqipëria zbarkuan në Itali, në bregdetin e Pulias. Sot, 30 vite më vonë, ne jemi në Bari së bashku me guvernatorin e Pulias, Michele Emiliano dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të kujtuar ato momente”, shkruan ai në FB.

“Gjatë kësaj pandemie, italianët vuajtën shumë, vendi ynë ishte në nevojë dhe qeveria shqiptare u tregua e gatshme, duke dërguar mjekë dhe infermierë në urgjencë të plotë për të mbështetur bluzat tona të bardha që iu nënshtruan turneve masakruese në spitalet tona”, thekson Di Maio.

“Një solidaritet i paçmueshëm dhe për këtë arsye unë kurrë nuk do të ndalem duke i thënë faleminderit mikut tim Edi Rama. Ne nuk do ta harrojmë atë. Le të qëndrojmë të bashkuar. Mbetemi të bashkuar “, përfundon Di Maio, ndërkohë që shprehjen e fundit në postimin e tij në Facebook, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, “mbetemi të bashkuar”, e shkruan në shqip.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments